
Kinemaja Phate në Spreitenbach ishte shndërruar mbrëmë, të enjten, në qendër të vëmendjes së skenës së artit shqiptar me premierën e filmit të shumëpritur “Dy Gisht Mjaltë 2”.
Dy yjet e ekranit dhe skenës shqiptare: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të pranishëm dhe kanë shkëlqyer në premierën e parë të filmit, në kinemanë Phate Spreitenbach në Zvicër.
Komedia “2gisht mjaltë 2”, pas një suksesi të arritur në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, pastaj vendet e Evropës po vjen edhe në Zvicër.
Në skenën e dy sallave të kinemasë ata janë prezantuar dhe kanë entuziazmuar publikun me disa batuta dhe fakte që lidhen me filmin, i cili në pjesën më të madhe është xhiruar në alpet zvicerane, në Arosa.
Speciale para publikut është paraqitur edhe aktorja më vogël e filmit, e cila po ashtu është nga Zvicra.
Ermal Mamaqi, aktori dhe producenti i njohur, shprehu entuziazmin e tij për suksesin e filmit edhe në Zvicër në intervistën ekskluzive për albinfo.ch.
«Besoj shumë që ky të jetë një tjetër sukses i filmit shqiptar, tha Mamaqi..
I pyetur nëse shikuesit mund të presin “Dy Gisht Mjaltë 3”, Ermal Mamaqi zbulon me ironi : “Jo, ‘Dy Gisht Mjaltë 3’ nuk do të ketë, por do të ketë ‘Tre Gisht Mjaltë 2′”.
Ndërkohë, Elvana Gjata, këngëtarja dhe aktorja e rolit kryesor, ka shprehur po ashtu kënaqësinë për shfaqjen premierë të filmit në Zvicër, duke theksuar mikpritjen e madhe që i është bërë këtu.
Filmi flet për një çift të sapomartuar shqiptar që nisen për muaj mjalti këtë herë në Turqi, por nuk arrijnë kurrë në destinacion, duke përfunduar në Zvicër.
Kjo histori vjen me nota humori në këtë komedi romantike që e sjell sërish në rolin e aktores këngëtaren e njohur Elvana Gjata.
Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.
Personalitetet e tyre të çuditshme bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.
Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do ta mbajnë çdo shikues nën emocione para ekranit.
Yjet e filmit Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do të paraqiten në tapetin e kuq edhe në 3 premierat tjera të filmit, në 3 kinema zvicerane:
Biletat tashmë janë në shitje në: Zvicër – 2 Gisht Mjalte 2
The post “Dy Gishtë Mjalt 2” me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, shfaqet premiera e parë në Zvicër appeared first on Albinfo.