Dy shqiptaret që e inspirojnë Rita Orën

Ajo ka famë botërore dhe këtë e arriti përmes zërit të saj. Solli hite të shumta, duke nisur nga i pari “Hot Right Now”.

Por, Rita Ora tregon se mbetet shqiptare dhe inspirimin e saj e gjen pikërisht nga shqiptarët, raporton Albinfo.ch.

Këtë e ka treguar edhe përmes një postimi, ku ka nxjerrë një fotografi të nënës së saj, Verës dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si dy gratë që e inspirojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E ëma e Ritës ka qëndruar më Kosovë dhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe këtë rast e ka shfrytëzuar Rita për të shprehur krenarinë e saj.

“Dy inspirueset e mia në një foto”, ka shkruar Rita Ora në fotografinë ku shihen nëna e  saj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përndryshe, Vera Ora është një avokuese e shëndetit mendor dhe e fuqizimit të gruas./Albinfo.ch

The post Dy shqiptaret që e inspirojnë Rita Orën appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";