Ejona Bytyqi, vajza e talentuar nga Gjeneva që më zemër do vallen dhe këngën shqipe

Ejona Bytyqi, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjenevë. Madje, ajo u komentua edhe për ngjyrat e saj të ëmbla të zërit dhe tonalitet, shkruan albinfo.ch.

Ajo tani ka mbushur plot 12 pranvera, e lindur dhe rritur në Gjenevë. Tashmë ajo ka nisur rrugëtimin e saj në botën e artit si valltare pranë ansamblit “Gëzuar” në Gjenevë, anëtare e së cilës është edhe sot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në programin që ansambli shpalosi në koncertin e madh festiv për Ditën e flamurit kombëtar, Ejona u prezentua me shumë sukses me dy këngë. “Jam një lule Dukagjini” dhe “A vritet pafajësia”.

Ishte ky një fillim i mbarë për të si soliste. Zeri i saj i ëmbël mori mbështetjen dhe duartrokitjet e shumta të merituara nga publiku.

Duke u parë talenti i saj, tani ajo ka filluar bashkëpunimin e parë me producentin dhe këngëtarin Elion Krasniqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlen të theksohet se “Dardania ime” është një këngë e realizur në studion LMN- që po pritet shumë mirë nga publiku. Premirera e saj u bë më 10 shkurt, në sallën ku shoqata e KSHGJ- së dhe ansambli “GËZUAR” kishin bërë një pritje surprizë për të nderuar këngëtaren shqiptare nga Kosova, ikonën e këngës shqipe, Shkurte Fezaj. /Albinfo.ch

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ejona Bytyqi, vajza e talentuar nga Gjeneva që më zemër do vallen dhe këngën shqipe appeared first on Albinfo.