Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Albinfo.ch është sponsor medial i ekspozitës “Gjergji në Art”. Në nder të 620-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Shoqata “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Zvicër organizon ekspozitën artistike “Gjergji në Art”, një ngjarje që bashkon historinë, artin dhe ndjenjën e identitetit shqiptar në një përjetim të rrallë kulturor. Albinfo.ch mbështet me krenari këtë aktivitet si sponsor medial, duke qëndruar afër nismave që forcojnë vetëdijen kombëtare përmes artit.

Ekspozita do të mbahet të dielën, më 18 maj 2025, në Grampenweg 5, 8180 Bülach, me pritjen e mysafirëve që fillon në ora 11:00, ndërsa programi artistik nis në ora 13:00.
Hyrja është e lirë, dhe kontributet financiare mbeten sipas dëshirës së pjesëmarrësve.

Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë – piktura, skulptura, grafikë, vizatime dhe fotografi – të gjitha të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia madhështore e Skënderbeut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me këtë ekspozitë, dëshirojmë të nderojmë jo vetëm historinë, por edhe krijimtarinë shqiptare si dëshmi e gjallë e lidhjes tonë me rrënjët,” –deklaron Agim Pepaj organizator dhe kryetar i shoqatës “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.

Shoqata “Gjergj Kastrioti” fton të gjithë artdashësit, shqiptarët në Zvicër dhe miqtë e kulturës të marrin pjesë në këtë ngjarje të rrallë, për të ndarë bashkë një moment reflektimi, krenarie dhe frymëzimi artistik kombëtar.

The post Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";