“BBC Cardiff Singer of the World” është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit. Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë të këtij eventi.

Pjesë e këtij kompeticioni është edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi. Ajo ka bërë një interpretim fantastik, për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare.

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, mahniti të gjithë me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në BBC Cardiff Singer of the World.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për herë të parë në histori ajo ka prezantuar Kosovën në këtë garë, ndërsa interpretoi një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.

Në mesin e veprave ishte edhe kënga shqipe “Agimet Shqiptare” e kompozuar nga Avni Mula, e përmes së cilës duket se ajo ka shprehur mallin për atdheun.

Paraqitja në një skenë të tillë, ku u shoqërua me një orkestër të tërë dëshmoi edhe një herë që sukseset e saj nuk kanë mbarim.

Prezantimet e tilla na bëjnë krenar gjithmonë ndërsa i urojmë shumë sukses në këtë konkurs.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World appeared first on Albinfo.