Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit

Sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi, do të ngjitet sonte në skenën e Operës së Cyrihut (Opernhaus Zürich), ku do të interpretojë një tjetër rol nga repertori i kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, transmeton albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kajtazi ndau emocionet e saj para shfaqjes, sot më 3 korrik, (po ashtu shfaqje do të ketë më 7, 9 dhe 12 korrik), duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në karrierën artistike.

“Sonte është nata. Një tjetër Mbretëreshë e Mozartit i bashkohet udhëtimit tim dhe unë nuk mund të isha më mirënjohëse. Gati për ta sjellë në jetë në skenën e Opernhaus Zürich. Le të flasë muzika”, ka shkruar ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Elbenita Kajtazi prej vitesh është pjesë e skenave më prestigjioze operistike në Evropë, ndërsa interpretimet e saj në veprat e Mozartit janë vlerësuar nga publiku dhe kritika ndërkombëtare. Shfaqja e kësaj mbrëmjeje në Operën e Cyrihut shënon një tjetër etapë të rëndësishme në rrugëtimin e saj artistik./Albinfo.ch

The post Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit appeared first on Albinfo.