Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë

Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Eni Ademi, ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një aktivitet artistik ndërkombëtar në Spanjë, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në fushën e pianos, përcjell albinfo.ch,

Eni ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në këtë aktivitet, ku u prezantua me nivel të lartë interpretimi dhe përkushtim artistik, duke bërë krenarë familjen, mësuesit dhe institucionin që përfaqëson.

Ajo është nxënëse e profesoreshës Dafina Bajrami, nën udhëheqjen e së cilës po zhvillon talentin dhe dashurinë për muzikën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkolla e Muzikës në Gjilan ka shprehur mirënjohje edhe për profesorin e akademisë Balkan Thalberg Piano, Giuseppe Devastato, për mundësitë që u ofron talenteve të rinj për të performuar në skena të ndryshme evropiane.

Rrugëtimi i Enit në muzikë shihet si një tjetër dëshmi e potencialit të të rinjve kosovarë, të cilët përmes talentit dhe punës po e përfaqësojnë vendin në skenat ndërkombëtare. /Albinfo.ch

The post Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";