Erina Mamuti fiton çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të Baletit në Beograd

Erina Mamuti nga fshati Radushë e Gostivarit ka rrëmbyer vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit të mbajtur në Beograd, ku morën pjesë balerinë nga mbarë Ballkani e më gjerë. Në mesin e një gare të fortë artistike, Erina ka shkëlqyer me talentin e saj, duke sjellë një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën personale, por edhe për komunitetin që përfaqëson.

“Kjo arritje na bën të ndihemi jashtëzakonisht krenarë”, thuhet në reagimin e faqes zyrtare të fshatit Radushë, ku po ashtu shprehet mirënjohje dhe përkushtim për ta mbështetur Erinën në rrugëtimin e saj artistik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një fitore që tejkalon kufijtë e një skene – dhe bëhet simbol i përkushtimit, pasionit dhe krenarisë kolektive.

The post Erina Mamuti fiton çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të Baletit në Beograd appeared first on Albinfo.