Eurovision 2025 hap dyert me spektakël në Bazel

Eurovision Song Contest 2025 ka nisur zyrtarisht sonte, më 13 maj, me gjysmëfinalen e parë të mbajtur në arenën St. Jakobshalle në Bazel, Zvicër. Kjo është hera e tretë që Zvicra pret këtë ngjarje, pas fitores së vitit të kaluar nga Nemo me këngën “The Code”.

Në këtë gjysmëfinale, 15 vende konkurrojnë për një vend në finalen e madhe që do të mbahet më 17 maj. Ndërsa Zvicra, si vend mikpritës, së bashku me vendet e “Big Five” (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar), kanë një vend të garantuar në finale.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga dueti Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Ky grup, i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fitoi edicionin e 63-të të Festivali i Këngës me këtë këngë që përzien muzikën elektronike me elemente tradicionale shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zjerm” është një himn modern që trajton tema si fuqia, pastrimi shpirtëror dhe rilindja, duke përdorur simbolikën e zjarrit. Kënga është interpretuar në dialektin gegë dhe ka marrë vlerësime pozitive nga publiku dhe juria profesionale në Shqipëri, duke e renditur Shqipërinë në top-10 të parashikimeve për këtë vit.

Përfaqësuesja e Zvicrës këtë vit është Zoë Më, një këngëtare nga Bazeli, e cila do të interpretojë këngën “Voyage” në gjuhën frënge. Kënga trajton temat e mirëkuptimit dhe respektit në marrëdhëniet ndërpersonale, duke theksuar rëndësinë e pozitivitetit në epokën e mediave sociale .

 

The post Eurovision 2025 hap dyert me spektakël në Bazel appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";