Eurovision shkruan për Shkodrën Elektronike, përmend edhe Kosovën

Faqja zyrtare e Eurovisionit [eurovision.tv] ia ka kushtuar një shkrim të detajuar grupit elektrofolk të Shqipërisë, i cili më 13 maj do të përfaqësojë kombin në skenën e Eurovisionit me këngën “Zjerm”, përcjell albinfo.ch.

Siç shkruan eurovision.tv, grupi ka një lidhje të veçantë me Kosovën, pasi momenti i këtij grupi muzikor më i paharrueshëm ka qenë koncerti i tij parë në Kosovë.

“Dyshja e ka bërë Italinë shtëpinë e tyre, por përpara se të siguronin vendin e tyre në Eurovision, ata duhej të ktheheshin në atdheun e tyre, Shqipëri, për të konkurruar në finalen kombëtare të vendit, Festivali i Këngës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ashtu si në Eurovisionin e dikurshëm, “Shkodra Elektronike” performoi me një orkestër dhe dirigjent, me këngën e tyre ‘Zjerm’, që do të thotë ‘zjarr’. Ata u përballën me 14 konkurrentë të tjerë në finale dhe pa dyshim ndezën skenën’, shkruan eurovision.tv.

Tutje portali zyrtar i Eurovisionit tregon një histori të shkurtër se si është krijuar “Shkodra Elektronike”.

“Duo u formua në vitin 2019, me një mision të qartë: të marrin këngët tradicionale të qytetit të tyre, Shkodrës dhe t’u shtojnë tinguj bashkëkohorë. Mision i përmbushur”.

“Ata kanë publikuar 4 këngë dhe një EP të regjistruar live në studio, si dhe kanë performuar në festivale të mëdha nëpër Evropë. Dhe tani mund të shtojnë në listën e tyre të arritjeve edhe konkursin më të madh muzikor në botë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eurovisioni mund të jetë një moment kulmor për çdo artist, por muzika nuk ndalet këtu. Dyshja po punon aktualisht për albumin e tyre debutues, i cili përfshin edhe Korin Shqiptar të Iso-Polifonisë, një traditë muzikore e përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

“Dyshja është në një mendje kur bëhet fjalë për heronjtë e tyre të Eurovisionit dhe të dy thonë se duhet të jetë ABBA, ‘sepse janë më të mirët!’. Kujtimi i tyre i parë nga Eurovisioni është performanca fituese e Waterloo-s, një moment i domosdoshëm për çdo fans të Eurovisionit.

“Momenti i tyre muzikor më i paharrueshëm ka qenë koncerti i tyre i parë në Kosovë”, shkruan Eurovision.tv.

Kujtojmë se Shqipëria këtë vit në Eurovision do të këndojë e 12 me radhë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Eurovision shkruan për Shkodrën Elektronike, përmend edhe Kosovën appeared first on Albinfo.