
Tashmë ka filluar festa në Gjakovë në përurimin e monumentit, heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përcjell albinfo.ch.
Festa e gjakovarëve po bëhet me rastin e inaugurimit të shtatores së Gjergj Kastriotit, në 619 vjetorin e tij të lindjes.
Të shumtë janë qytetarët që kanë dalur në qytet për të përcjellur drejtpërdrejt përurimin e shtatores së Skënderbeut.
Monumenti i financuar nga Komuna e Gjakovës dhe bashkatdhetari nga Zvicra, Gjergj Prenkoçaj, përurohet në vigjilje të Ditës së çlirimit të qytetit dhe ditëlindjes së heroit.
Skulptor i monumentit është Tal Istrefi dhe të shtunën do të vendoset në platonë e Parkut të Madh të Qytetit.
Video : https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/283465324835671
Video https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/1390563454989493
The post Festë e Madhe në Gjakovë për inaugurimin e Shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skënderbeut appeared first on Albinfo.