“Festivali Alba” 2022 mbahet në korrik – biletat janë në dispozicion që tani

Pasi edicioni i vitit 2021 i festivalit të muzikës shqiptare nën qiell të hapur “Alba Festival” në 2021-ës qe  anuluar dy ditë para datës së mbajtjes, organizatorët e Alba-s tani paralajmërojnë edicionin e radhës për në fillim të korrikut.

Kështu “Festivali Alba 2022” do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 2 dhe 3 korrik në arealin e stadiumit Hardturm të Cyrihut, kanë njoftuar organizatorët të premten pasdite, shkruan albinfo.ch.

Ata nuk kanë paralajmëruar ende emra pjesëmarrësish, por premtojnë  prani të “yjeve ndërkombëtarë nga skena e muzikës hip-hop, R’n’B dhe pop muzikës shqiptare dhe kosovare” në eventin më të madh të këtij lloji nën qiell të hapur, në Evropë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për vizitorët do të ketë edhe specialitete të kuzhinës shqiptare dhe programe të tjera me të cilat 20 mijë fansa mund të festojnë për dy ditë kulturën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Siç është njoftuar gjerësisht vitin e kaluar, Edicioni i 2021 i festivalit u desh të anulohej vetëm dy ditë para mbajtjes pasi kantoni i Cyrihut kishte tërhequr lejen. Arsyetimi i ndalimit ishte “për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve nga një numër i madh rastesh të reja me korona”, shkruan albinfo.ch. Fjala ishte për lajmet që përhapeshin ato ditë, sipas të cilave, “shumicën e të sëmurëve nga korona në spitalet zvicerane e përbëjnë ballkanasit, gjegjësisht shqiptarët, të sapokthyer nga pushimet në Ballkan.

Që atëherë, organizatorët kanë qenë në bisedime “të avancuara dhe konstruktive” me qytetin e Cyrihut për kompensimin e mundshëm financiar për anulimin e bërë në një afat  kaq të shkurtër.

“Festivali Alba e sheh veten si një festival që lidh njerëzit nën qiell të hapur dhe dëshiron ta bëjë bukurinë dhe diversitetin e kulturës shqiptare dhe kosovare të prekshme për të gjithë përmes muzikës dhe kuzhinës”. Kështu thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i Festivalit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ftojmë dashamirët e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të bëhen pjesë e këtij eventi unik muzikor. Risi është se mbahet në korrik në vend të shtatorit”.

The post “Festivali Alba” 2022 mbahet në korrik – biletat janë në dispozicion që tani appeared first on Albinfo.