
Filmi i regjisorit kosovar, Bekim Guri, “Një fëmijë”, është zgjedhur si pjesë e konkurrencës ndërkombëtare e Gässli Film Festival, i cili do të mbahet këtë javë në Basel. Filmi ka fituar çmimin e parë në DokuFest 2021 në kategorinë e garës kombëtare edhe është cilësuar nga ana e jurisë si një tregim universal i dashurisë, patriarkalizmit dhe mirëkuptimit, i realizuar thjesht, megjitatë është emocionalisht kompleks.
Filmi “Një fëmijë” tregon storjen e një çifti të martuar, që një kohë të gjatë provojnë të kenë femijë, por kjo nuk ndodh. Gruaja është në rregull nga analizat mjekësore, kurse burri nuk pranon të kontrollohet nga krenaria që të mos mesohet e vërteta. Akuza mbi gruan për paaftësinë e lindjes arrinë pikën më të rëndë nga familjarët e burrit, ndërsa marrëdhënia në mes çiftit dhe e ardhmja e tyre është në krizë.
Filmi do të shfaqet ditën e shtunë, më 27 gusht, me fillim në orën 19:45 në Gässli Openair Piazza në Bazel.
The post Filmi i regjisorit Bekim Guri, “Një fëmijë”, shfaqet në Bazel appeared first on Albinfo.