Filmi i Visar Morinës fiton Çmimin “CineMasters” në Festivalin e Mynihut

Në festivalin e Filmit në Mynih i cili ka përfunduar dje, më 4 korrik, njërin ndër çmimet e rëndësishme e ka fituar regjisori nga Kosova, i cili jeton dhe krijon në Gjermani, Visar Morina. Filmi i tij “Of Shame and Money” ka subjekt nga Kosova, shkruan albinfo.ch.

Çmimi CineMasters për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar shkoi për “Of Shame and Money” nga Visar Morina. Juria ndërkombëtare, e përbërë nga aktorja Ella Rumpf dhe regjisorët Michael Kofler dhe Pete Ohs, e zgjodhi filmin nga dymbëdhjetë pjesëmarrësit në konkursin CineMasters. Çmimi, i sponsorizuar për herë të parë nga Messe München, është i dhuruar me 10,000 €, shkruan filmstiftung.de.

Shame and Money është një film i zhanrit dramë i vitit 2026 me regji nga Visar Morina dhe me skenar të përbashkët nga Doruntina Basha. Në të luajnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Subjekti: Një burrë krenar për familjen përpiqet të sigurojë jetesën derisa shtohen presionet financiare. Edhe pse nëna dhe kunati i tij ofrojnë ndihmë, pranimi i mbështetjes ia lëndon dinjitetin. Përderisa humb stabiliteti, ai përballet me zgjedhje të vështira midis krenarisë dhe mbijetesës.

Në Shame and Money, Visar Morina tregon historinë e një familjeje në Kosovë, pjesëtarët e së cilës, pasi humbasin jetesën e tyre ekonomike, detyrohen të shpërngulen në qytetin e madh dhe përballen me sfidat e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste.

The post Filmi i Visar Morinës fiton Çmimin “CineMasters” në Festivalin e Mynihut appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";