Filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit, merr çmimin “Filmi më i mirë” në festivalin “Movie Day” në Zvicër

Në Festivalin e Filmit “Movie Day” në Zvicër, filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit ka fituar çmimin “Filmi më i mirë”.

Lajmin për marrjen e çmimit e ka bërë të ditur vetë Asllani përmes postimeve në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

Edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit në Romanshorn të Zvicrës është zhvilluar më 22 dhe 23 mars, në të cilin kanë konkurruar dy kategori të realizuesve të rinj të filmit. Në kategorinë A përfshihen filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeç, ndërkaq në kategorinë B janë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë z. Aaron Asteria, ka deklaruar se filmi i Asllanit ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që ngërthen në vete pikëpamje nga balada e Goethes, “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër/fëmijë. Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar fare, vlerësoi se ky është filmi më i mirë.

Për këtë film, ky është çmimi i pestë që e merr nga shtatë festivale ku është shfaqur deri tani.

 

The post Filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit, merr çmimin “Filmi më i mirë” në festivalin “Movie Day” në Zvicër appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";