Filmi “Ninullë” nderohet me tre çmime në festivalin “Zuger Filmtage”

 

Bëhet e ditur se në festivalin e filmit «Zuger Filmtage» mbrëmë u zhvillua «Award Night» ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues në këtë festival të filmit, i cili kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi «Ninullë» i regjisorit të ri Adrian Asllani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë mbrëmje filmi «Ninulllë» u nderua me tre çmime. Me çmimin e publikut për filmin më të mirë, me çmimin e kamerës më të mirë dhe me çmimin special të jurisë së të rinjve.

Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filmi “Ninullë” nderohet me tre çmime në festivalin “Zuger Filmtage” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";