Filmi “The Disparaged” është prezantuar në kuadër të Festivalit të Filmit në Winterthur, duke sjellë në vëmendje një bashkëpunim artistik e kulturor mes Zvicrës dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Në shfaqjen e filmit morën pjesë të ftuar nga komuniteti shqiptar, ndër ta edhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Zvicër. Aktiviteti u organizua në prani të regjisores Xheni Alushi dhe producentes Adele Gjoka.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Luan Jaha dhe Drita Kabashi, ndërsa një veçori e projektit është mënyra e realizimit të tij: filmi është prodhuar dhe financuar tërësisht në Zvicër, përmes Universitetit të Arteve të Cyrihut (ZHdK), në bashkëprodhim me Papafingo Productions.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, xhirimet janë zhvilluar në Prishtinë, me një kast aktorësh dhe ekip realizues kryesisht nga Kosova.

Ky projekt përfaqëson një tjetër bashkëpunim në fushën e kinematografisë mes dy vendeve, duke krijuar hapësirë për përfshirjen e artistëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit kanë përgëzuar regjisoren, producenten, aktorët dhe gjithë ekipin realizues për punën dhe kontributin në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare./Albinfo.ch

The post Filmi shqiptar “The Disparaged” prezantohet në Festivalin e Filmit në Winterthur appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";