Filmi “Zgjoi” dhe debat mbi pozitën e gruas në Kosovë

Fahrija (Hoti) dëshiron të fitojë para duke prodhuar ajvar të bërë në shtëpi dhe t’i japë një perspektivë të re gjithë komunitetit të fshatit, i cili jeton në kushte të pasigurta që nga lufta e Kosovës. Mirëpo përpjekjet e saj shihen me dyshim dhe dënohen hapur, sepse “një grua duhet ta dijë vendin e saj”, dhe ky vend sigurisht nuk është pranë timonit të një makine ose në krye të një korporate.

Por, duke u bërë gjithnjë e më e suksesshme me projektin e saj, mendimi i të tjerëve ndryshon dalëngadalë…

Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Zgjoi” (Hive) i cili do të shfaqet enkas si bazë për debatin mbi pozitën e gruas në Kosovë, i cili do të zhvillohet nesër, më 10 qershor, në kinemanë “Xenix” të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktiviteti organizohet nga Medica Mondiale, fondacioni në Zvicër.

Në debatin për rolin e grave atëherë dhe tani, pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe tregun e punës, pasojat e dhunës seksuale të luftës, stigmatizimin dhe kërkesat e rëndësishme të lëvizjes feministe kosovare do të debatojnë:

  • dr. Monika Hauser, themeluese e medica mondiale e.V. Këln dhe anëtare e bordit Medica Mondiale Zvicër
  • Mirlinda Sada, Drejtoreshë Medica Gjakova
  • Mirishahe Syla, aktiviste feministe në Kosovë.

Diskutimi, (në gjuhën gjermane dhe angleze) do të moderohet nga Vera Haag Arbenz, ish-menaxhere programi për Evropën Juglindore në medica mondiale Këln dhe anëtare aktuale e bordit në Medica Mondiale Zvicër.

Filmi dhe debati, nga ora 12:30 Uhr  deri në 15:30. Kino Xenix, Kanzleistrasse 52, Zürich. Pjesëmarrja. Falas. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filmi “Zgjoi” dhe debat mbi pozitën e gruas në Kosovë appeared first on Albinfo.