Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, ka rrëmbyer çmimin kryesor në Festivalin e Filmit “Cinedays”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Ylli i Artë” është çmimi i rezervuar për “Zgjoi”, ndërsa ky nuk është suksesi i vetëm që ka arritur ky prodhim kinematografik nga Kosova, pasi që tre çmime i ka fituar edhe në festivalin e famshëm “Sundance Film Festival”.

‘Zgjoi’ është një film i bazuar në ngjarje të vërtetë që paraqet historinë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambiciet e grave për t’u zhvilluar nuk shihen me sy të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rolin kryesor të filmit luan aktorja Yllka Gashi, kurse disa nga aktorët që luajnë rolet e tjera janë Çun Lajçi, Adriana Matoshi e Aurita Agushi. Blerta Basholli është regjisorja e filmit, e drejtor fotografie është Alex Boom.

Filmi “Zgjoi” producent ka Yll Ukën ndërsa grupi i bashkë producentëve të filmit përbëhet prej Valon Bajgores, Agon Ukës, Britta Rindelaubit,Kristjan Burovskit, Tomi Salkovskit dhe Paskal Seminit. Ndërsa për montazhin e filmit janë përkujdesur Felix Sandri e Enis Saraçi.

Gjithashtu, filmi “Zgjoi” është  një bashkëprodhim midis Kosovës, Maqedonisë, Zvicrës dhe Shqipërisë.

Filmi po ashtu është nominuar edhe në Festivalin e Filmit “Nantucket”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Filmi “Zgjoi” fiton çmimin kryesor në Maqedoni të Veriut appeared first on Albinfo.