Filmi ‘Zgjoi’ po shkruan historinë e Kosovës

Filmi kosovar “Zgjoi” përmes historisë së trishtë dhe inspiruese po shkruan një histori të re për Kosovën.

Suksesi i këtij filmi dhe së fundi edhe çmimi si aktorja më e mirë për Yllka Gashin në Valladolid International Film Festival” në Spanjë është përshëndetur nga ministria e Kulturës në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria e Kulturës shkruan se regjisorja Blerta Basholli dhe aktorja Yllka Gashi po inspirojnë shoqërinë me punën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i plotë:

“Zgjoi” fiton dy çmime të reja, kësaj radhe në Spanjë

Në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re.

Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli mori dy çmimet kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë ndërsa “Zgjoi” ka fituar çmimin “Fundos”.

Filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të Krushës të cilat refuzojnë t’i dorëzohen tragjedisë së luftës, por marrin në dorë fatin e jetës së tyre dhe me punën e tyre krijojnë një jetë të re për veten dhe familjet, tashmë po i prezentohet gjithë botës.

Storja e tyre po tregohet nga dy gra që po na bëjnë krenarë të gjithëve. Regjistorja Blerta Bashollidhe Yllka Gashi që po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.

Shumë urime dhe suksese tutje!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Filmi ‘Zgjoi’ po shkruan historinë e Kosovës appeared first on Albinfo.