minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fituesit e çmimeve Oscar, triumfon “CODA”

0
Fituesit e çmimeve Oscar, triumfon “CODA”

CODA është filmi i cili triumfoi në ndarjen e çmimeve Oscar, një event i cili u rikthye me shumë emocione dhe spektakël.

Ceremonia e 94- e Academy Awards riktheu të tapetin e kuq yjet e kinematografisë për të vlerësuar filmat më të mire të vitit.

CODA, një shkurtim i frazës Child of deaf adults tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër. Një komedi-dramë, CODA është  një rikthim  në gjuhën angleze i filmit francez të vitit 2014 La Famille Bélier

Advertisement

Fituesit e çmimeve të tjera:

Filmi Dune fitoi 6 çmime Oscar.

Regjisori më i mirë u shpall Jane Campion (xhejn kempion) në filmin Power of the dog.

Will Smith u vlerësua aktori më i mirë  në filmin  The Williams Method. Ai luan rolin e babait të tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Advertisement

Smith emocionoi me fjalimin e tij duke u shprehur se  dashuria do t’ju detyrojë të bëni gjëra të çmendura,  por përveç lotëve aktori dhuroi edhe të qeshura, duke goditur në skenë aktorin  Chris Rock e cili bëri shaka me bashkëshorten e Smith.

Ndërsa aktorja më e mire e çmimeve Oscar  u shpall Jessica Chastain.

Filmi japonez Drive my car u vlerësua filmi më mirë ndërkombëtar.

Filmi më i mirë i animuar u shpall Encanto ndërsa skenari më i mirë u vlerësua Belfast.

Advertisement

Në një garë të ngushte me Beyonce e cila dhuroi spektakël me performancën e saj, trofeun për këngën më të mirë e mori Billie Eillish me No time to die.

Dokumentari më i mirë u vlerësua Summer of Soul

Në ceremoni u shpreh edhe solidariteti me Ukrainën, dhe thirrjet për t’i dhënë fund luftës./Euronews

The post Fituesit e çmimeve Oscar, triumfon “CODA” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit