Flaka Goranci sjell koncertin ‘La Femme’ në kryeqytetin e muzikës, Vjenë

Mezzo-sopranja e njohur shqiptare, Flaka Goranci, para pak vjetësh ka sjellë projektin më të ri me titull “La Femme”, shkruan albinfo.ch.

Kompania “Bunte Kunst Wien” sjell në Vjenë koncertin ‘La Femme’. La Femme është në fakt një CD e prodhuar nga firma prestigjioze gjermane ”Naxos Deutschland”, e nominuar në tri kategori nga çmimet “Opus Klassik” në Berlin e që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika internacionale për realizimin shumë profesional, për programin e veçantë, duke pasur parasysh që këndohet në 13 gjuhë të botës.

Vlen të theksohet se La Femme do të mbahet më datë 10 shkurt, në orën 19:00, në Ehrbar Saal, Vjenë, shkruan tutje albinfo.at.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koncerti sjell historitë dhe muzikën e mrekullueshme të femrave kompozitore nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Sirinë, Austrinë, Iranin, Italinë, Meksikën, Afrikën e Jugut, Çekinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Izraelin.

Është një koncert me program Klassic / Crossover, duke sjellë vepra hit të muzikës së lehtë, po ashtu si ”Besame mucho” apo ”Pata Pata”, por në të njëjtën kohë është një program me mesazhe të forta kundër luftës, mesazhe për paqe dhe dashurinë.

Flaka shprehet se ky koncert do te jetë një koncert me shumë ngjyra, ashtu si vetë jeta.

Për ata që duan të blejnë biletat, mund të drejtohen te ky link:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

https://www.eventbrite.at/e/la-femme-tickets-753763726597

Bileta kushton 35 euro për person, por me kodin promotional /Werbecode (SILVESTER2024), atëherë çdo biletë do të kushtojë vetëm 25 euro.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Flaka Goranci sjell koncertin ‘La Femme’ në kryeqytetin e muzikës, Vjenë appeared first on Albinfo.