Fondacioni Nobel anulon vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Fondacioni Nobel ka njoftuar se ka anuluar vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në Stokholm të Suedisë.

Në njoftim thuhet se “ne u përgjigjemi reagimeve të forta në Suedi”.

Rusia dhe aleati i saj, Bjellorusia, nuk u ftuan vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, derisa Irani mbeti jashtë për shkak çështjeve të të drejtave të njeriut, përcjell albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina e kishte kritikuar vendimin e këtij viti dhe e mirëpriti anulimin e vendimit të shtunës si “një fitore për humanizmin”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Stokholm më 10 dhjetor – në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, njeriut që themeloi fondin.

Mbreti i Suedisë nderon laureatët në fusha, duke përfshirë mjekësinë, fizikën, letërsinë dhe ekonominë. Ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe mbahet në të njëjtën ditë në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

The post Fondacioni Nobel anulon vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";