Fondi Kulturor i Zvicrës mbështet trashëgiminë kulturore shqiptare

Me mbështetjen e Fondit Kulturor Zvicerian një grup koreografësh të rinj, po riinterpretojnë dhe dokumentojnë trashëgiminë kulturore të Rrajcës, veçanërisht vallen e famshme origjinale dhe ritualet e dasmave që vijnë nga shekujt e kaluar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan, ndau sot foto nga koreografët e rinj të cilët i bëjnë jehonë trashëgimisë kulturore, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.

“Ju uroj një fund jave të bukur me këto foto nga “Vallja e Rrajces” me balerinët Danja Kovaçi, Sara Dyrmishi, Bronilda Memaj, Daniela Gjuraj, Sara Hasani, Erta Sina, Erjon Vatnikaj, Halit Baçinofki, Uesli Alushi, Pllum Vatnikaj, Kristjan Kavalli, Sadik Peçi nën drejtimin e koreografit Artan Ibërshimi”, tha Balla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se “dy këngëtaret polifonike të Rrajcës, Emliha Hana dhe Emliha Molla, i dhanë ngjyra shtesë kësaj dite.

“Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore sjell një sens përkatësie dhe krenarie për komunitete si Rrajca jonë e dashur”, tha Balla.

 

The post Fondi Kulturor i Zvicrës mbështet trashëgiminë kulturore shqiptare appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";