“Future Nostalgia” transmetohet me miliarda herë, Lipa e mahnitur

2020-a ishte viti i suksesit të Dua Lipës, por duket se dhe 2021-shi ka filluar mbarë për të. Albumi i saj po vazhdon të gëzojë sukses edhe këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Lansimi i albumit, performancat e shumta artistike dhe çmimet e njëpasnjëshme nëpër festivale të rëndësishme të muzikës e bën Lipën të jetë vajza më e suksesshme shqiptare në vitin që e kaluam.

Ndërkohë frytet e përkushtimit të saj po vazhdojnë të dalin në pah. Albumi i Lipës “Future Nostalgia” ka arritur të transmetohet 3 miliardë herë, të cilën e ka bërë të ditur vetë artistja nga Kosova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sapo zbuluam se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në Future Nostalgia më 2020! Faleminderit!!!! Ky album ka ndryshuar jetën time në forma të ndryshme dhe jam shumë e lumtur që ka gjetur një shtëpi me ju!!!!!”

The post “Future Nostalgia” transmetohet me miliarda herë, Lipa e mahnitur appeared first on Albinfo.