minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu

0
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu

E cilësuar si një ndër sopranot më të njohura tashmë edhe për skenat operistike botërore, Marigona Qerkezi, soprano, ka fituar duartrokitjet e publikut në teatro prestigjioze si Teatro La Fenice (Venecia), Gran Teatre del Liceu (Barcelonë), Dubai Opera House, Royal Opera House Muscat, Opera Royal de Wallonie Liège, New National Theater (Tokyo), Palm Beach Opera, Opera Royal de Wallonie Liège, Teatro Lirico di Cagliari, Deutsche Oper am Rhein Düsseldorf etj.

Me një repertor të pasur, ajo ka sjellë në jetë role të jashtëzakonshme, si Anna Bolena, Norma dhe Aida, duke dëshmuar mjeshtërinë e saj artistike.

Nominuar si “Yll në Rritje” nga The International Opera Awards dhe vlerësuar nga OperaWire si një nga “Top Rising Stars” në vitin 2023, Marigona është një nga krenaritë shqiptare në botën e operës.

Advertisement

Një gala koncert është paralajmëruar në Prishtinë

Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, përveç tenorit të famshëm ndërkombëtar, Saimir Pirgu, në skenë do të ngjitet edhe sopranoja Marigona Qerkezi për të dhuruar një mbrëmje te paharrueshme.

The post Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit