Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla organizoi pritje për artistë, staf diplomatik e përfaqësues institucional në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest që mbahet në Prizren.

Ajo tha se ministria e Jashtme do të fokusohet të vendos në planë të parë promovimin e kulturës së Kosovës nëpërmjet diplomacisë kulturore.

Mes tjerash Gërvalla tha se kreativiteti dhe vlerat e larta artistike të krijuesve të rinj kosovarë duhet të gëzojnë vëmendje ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e saj, Gërvalla, ka nënvizuar potencialin e jashtëzakonshme artistik të festivalit Dokufest duke theksuar se këto festivale kthejnë vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota tek Kosova.

 

The post Gërvalla: Kultura kosovare do të promovohet nëpërmjet “diplomacisë kulturore” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";