Gjirokastër, mbi 1300 turistë vendas e të huaj në tetor

Gjirokastra është destinacion turistik gjithëvjetor. Ka mbi 15 vjet në sitet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s shquhet si qytet muzeal, i veçantë në arkitekturën e tij, i cili tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë të huaj, shkruan albinfo.ch.

Gjirokastra, qytet në Shqipërinë jugore, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman, shkruan albinfo.ch.

Vitet e fundit, Gjirokastra është kthyer në qytetin e preferuar të turistëve vendas e të huaj. E veçanta e këtij vendi është se cilësohet si qytet i gurtë dhe gjithnjë e më shumë po renditet si një nga qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve, pavarësisht pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundmi, sipas statistikave, vetëm në muajin tetor në Muzeun Etnografik, atë të Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve dhe “Shtëpia Kadare” u vizituan nga 1300 turistë vendas e të huaj, me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemia. /Albinfo.ch

 

The post Gjirokastër, mbi 1300 turistë vendas e të huaj në tetor appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";