minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjykata: Anulimi i Alba Festivalit nga Jacqueline Fehr, diskriminues

0
Gjykata: Anulimi i Alba Festivalit nga Jacqueline Fehr, diskriminues

Tre vjet më parë, Jacqueline Fehr, atëbotë presidente e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pati anuluar Festivalin e njohur të muzikës shqiptare në Cyrih “Alba Festival” 2021 – në momentin e fundit. Ajo e kishte arsyetuar vendimin me pandeminë e koronës.

Në arsyetimin e saj thuhej se publiku i pritshëm i festivalit ishte një komunitet “i prekur rëndë” nga Corona, transmeton albinfo.ch. Kjo, për faktin se personat që ktheheshin nga pushimet nga rajoni i Ballkanit ishin të infektuar me koronavirus mbi mesataren. Për më tepër, shkalla e vaksinimit në grupin përkatës të popullsisë ishte “shumë e ulët”.

Tani, Jacqueline Fehr ka ndarë vetë për publikun vendimin e Gjykatës Administrative të Kantonit të Cyrihut në Linkedin. Siç dihet, edhe në atë kohë, organizatorët kishin folur për një vendim diskriminues ndaj komunitetit shqiptar.

Advertisement

Tani Gjykata Administrative e Kantonit të Cyrihut ka vërtetuar këtë: sipas vendimit të saj, dekreti i presidentes Fehr në atë kohë kishte shkelur ndalimin e diskriminimit.Duke ndarë vendimin për Linkedin, Jacqueline Fehr ka komentuar: “Askujt nuk i pëlqen të humbasë në gjykatë – madje as mua. Megjithatë, jam e lumtur për këtë vendim”, ka shkruar ajo të hënën në mëngjes, shkruan tagesanzeiger.ch. “Është mirë të dihet se Gjykata Administrative e Cyrihut vendos standarde strikte kur bëhet fjalë për çështjet e diskriminimit”, ka shkruar ajo.

Që në kohën e anulimit, presidentja e atëhershme e qeverisë kantonale kishte kërkuar tashmë falje për anulimin afatshkurtër dhe kishte njoftuar për një hetim të pavarur në aspektin e diskriminimit nga Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR), përcjell albinfo.ch. Ashtu si gjykata administrative tani, edhe EKR pati dalë në përfundimin se refuzimi ishte diskriminues.

The post Gjykata: Anulimi i Alba Festivalit nga Jacqueline Fehr, diskriminues appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit