Viti pandemik 2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë, edhe në Kosovë, kanë humur jetën disa nga emrat më të njohur të fushave të ndryshme, veçmas ata të artit, shkruan albinfo.ch.

Në këtë artikull të albinfo.ch gjeni një vështrim pas mbi disa nga figurat më me ndikim dhe trashëgiminë e tyre kulturore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nexhmije Pagarusha

Më 7 shkurt Nexhmije Pagarusha, legjenda e muzikës shqiptare, Bilbili i Kosovës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një pasuri të veçantë kulturore.

Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi, e disa bashkëpunëtorë tç tjerë kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme. Pa dyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.

Ajo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.

Një këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaqë këngën shqipe në nivel shumë të lartë.

Njëjtë mund të themi edhe për këngën “E kujtoj atë takim”, në të cilën zëri i artistes kumbon shumë bukur dhe vërehet veçantia e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ismet Peja

Ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Leze Qena

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ikona e aktrimit në Kosovë ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK, teksa kohëve të fundit u largua nga angazhimet artistike për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ka lënë pas një bagazh të pasur artistik, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.

Lezja ishte e martuar me Xhevat Qenën i cili ka vdekur vite më parë.  Çifti Qena kishin aktruar bashkë në shumë filma, seriale e komedi.Aktorja e dashur për publikun shqiptar Leze Qena, kishte aktruar në këto seri televizive, si: Mahmutovitët dhe Rexhepovitët – (komedi, 2000), Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970), Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975), I ikuri – (seri TV për fëmije 1980)seri e njohur edhe si Fidani, Shkolla e fshatit (TV, 1987), Qesh e ngjesh – (TV, 1982), Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000), Familja moderne(TV,2001-2011), Kombinati (2012-2015).

Ajo ishte sëmurë rëndë me 7 mars të këtij, pak ditë pasi mbushi 85 vjeç. Ndërsa sot familjar të saj kanë njoftuar se ka vdekur në QKUK.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Adem Mikullovci

Në shtator të 2020, në moshën 81-vjeçare aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci, ndërroi jetë, një ndër aktorët më të mirënjohur në skenen shqiptare.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatrore, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç shumë roleve në teatër dhe pothuajse një jetë të tërë të kaluar aty, Ademi ka realizuar edhe shume role dhe regji të filmave të ndryshëm dhe serialeve televizive.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i kuvendit i cili shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar pas riinkuadrimit të tij në politikë, duke u bërë pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje nga viti 2017. /Albinfo.ch

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Ikën, por nuk harrohen: 4 personalitete të mëdha të artit që i humbëm më 2020 appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";