Interesim i madh për filmin kosovar “Zgjoi” në Amerikë

Interesim të madh për filmin kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po tregohet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Në faqen zyrtare të “Zgjoit”, në rrjetin social Facebook, thuhet se pas dy ditë do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e Nju-Jorkut.

“Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje biletash edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim.

The post Interesim i madh për filmin kosovar “Zgjoi” në Amerikë appeared first on Albinfo.