Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024”

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare është shpallur kandidat për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, me librin e tij “Kur sunduesit grinden”, përcjell albinfo.ch.

Ky roman u vlerësua nga juria, e cila e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, duke e cilësuar një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.

“Kur Sunduesit Grinden” është botuar në vitin 2018 në shqip dhe bën fjalë për misterin e telefonatës Stalin-Pasternak, njëri udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shkrimtari më i famshëm i tij. Kjo telefonatë është ritreguar nga disa pikëpamje dhe shumë studiues aludojnë se në rolet specifike shkrimtari ka fshehur vetë marrëdhënien që ai ka pasur me Enver Hoxhën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “The Booker”.

The post Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024” appeared first on Albinfo.