Ja renditja e debutimit për Anxhelën dhe Gjonin në finalen e Eurovisionit

Zyrtarisht është bërë publike radha e debutimit në natën finale në Eurovision në transmetimin e 22 majit, që do të nisë në orën 21.00, shkruan albinfo.ch.

Sipas renditjes, Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” do të këndojë e dytë, duke e përfaqësuar Shqipërinë. Ndërsa Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears) do të debutojë i 11-ti.

Vlen të theksohet se Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shkëlqyen me performancën e tyre në natën e dytë gjysmëfinale dhe shteti i Shqipërisë ishte i pari që u përzgjodh mes dhjetë finalistëve pas votimit. /Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ja renditja e debutimit për Anxhelën dhe Gjonin në finalen e Eurovisionit appeared first on Albinfo.