Artisti i njohur nga Prishtina, Jakup Ferri hap nesër (e shtunë, 18 mars) ekspozitën e tij personale në Muzeun e Arteve të Lucernit, që është njëra ndër hapësirat më të shquara të ekspozimit, në Zvicër. Ky muze ndodhet në ndërtesën më emblematike – nga ato modernet – të Lucernit, të njohur si KKL (Kultur und Kongreszentrum Luzern), shkruan albinfo.ch.

Sot, në një aktivitet që i prin hapjes (vernisazhit), ekspozitën e kanë vizituar kryetari i qytetit të Luzernit Thomas Lussi dhe drejtoresha e Muzeut të Arteve të Luzernit, Fanni Fetzer, të drejtuar nga kuratorja,  Eveline Suter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sigurisht, hapja e ekspozitës personale në një ambient si ky është një shans që u jepet vetëm artistëve të zgjedhur.

Ekspozita që hapet më 18 mars (nesër, në orën 11.00) dhe qëndron e hapur deri më 28 maj, mban titullin “We, we or me” (ne, ne ose unë) është organizim i muzeut të arteve në bashkëpunim me “Fumetto Comic Festival Luzern”, thotë Ferri për albinfo.ch.

Bota pikturale e Jakup Ferrit (i lindur në vitin 1981) është përplot ngjyra dhe plot krijesa të lumtura. Njerëzit, kafshët dhe krijesat e kombinuara bëjnë gjimnastikë, ngasin biçikleta ose lëvizin nëpër tablotë e pikturave, me një trotinet, thuhet në prezantimin që galeria i bën ekspozitës së piktorit nga Kosova. “Mbi të gjitha, ato bëhen bashkë: jashtë për një piknik, në tryezën familjare, për të kërcyer, për të bërë muzikë ose për të luajtur shah në park”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jakup Ferri duket se pyet veten teksa vizaton: çfarë tjetër ka në një motiv? – Dhe saora, kopsat e këmishës bëhen kokrra që të qëllohen nga zogjtë… Nga krijimet e tij shpërthen zgjuarsia grafike dhe gëzimi narrativ.

Artisti kosovar ruan një stil linear, konturet janë në plan të parë dhe kornizojnë ngjyrat e forta, trasnmeton albinfo.ch. Duke u nisur nga vizatimet, Jakup Ferri krijon piktura dhe shpikjet e tij pikturale i ka të endura ose të qëndisura. Mikroorganizmat, arti popullor, artizanati, arti brut dhe bota me pixel e lojërave kompjuterike i shërbejnë atij si frymëzim. Në instalimet e tij ai mbulon qilima me modele abstrakte-konkrete, vizatime dhe piktura të qëndisura për të krijuar një kozmos të dendur plot histori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas hapjes, të dielën ka dhe një punëtori të udhëhequr nga Jakup Ferri, në kuadër të ekspozitës ndërsa më 22 mars, një bashkëbisedim me Ferrin dhe me kuratoren e ekspozitës, Eveline Sutter, me fillim nga ora 18.00.

Të kujtojmë: Po kështu nesër, në një pikë tjetër të Zvicrës, në galerinë elitare “Mayday” të Bazelit hap ekspozitën e saj personale artistja shqiptare që jeton në Zvicër, Anjesa Dellova.

(Fotot: në dispozicion për albinfo.ch, nga Jakup Ferri)

The post Jakup Ferri hap ekspozitën në galerinë më emblematike të Lucernit appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";