
Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin, ditë më parë u mbajt një koncert i bukur në kryeqytetin e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, publikut iu prezantuan grupet muzikore nga Kosova “Asgjë sikur dielli “ dhe Dren Abazi & Zig Zag Orchestra.
“Performanca e tyre u prit me entuziazëm nga një publik i larmishëm: përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të korit diplomatik, artdashës dhe pjesëtarë të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë“, njofton Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Koncerti u veçua jo vetëm për performancat muzikore, por edhe për pamjen skenike, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë emocional dhe simbolik. Përmes projeksioneve vizuale dhe elementeve të menduara me kujdes, në skenë u paraqit rrugëtimi i popullit të Kosovës — figurat historike, dekada të qëndresës, përpjekjeve dhe shpresës së pandalshme për liri, bën të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Postimi i plotë:
Një mbrëmje kur zemra e Berlinit rrahu në ritmin e muzikës sonë!
Një koncert për t’u mbajtur mend, me një atmosferë të jashtëzakonshme në Kesselhaus & Maschinenhaus (Kulturbrauerei). Performanca e grupeve tona muzikore Asgje sikur dielli dhe Dren Abazi & Zig Zag Orchestra la një shije të paharrueshme dhe u prit me entuziazëm nga një publik i larmishëm: përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të korit diplomatik, artdashës dhe pjesëtarë të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë.
Koncerti u veçua jo vetëm për performancat muzikore, por edhe për pamjen skenike, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë emocional dhe simbolik. Përmes projeksioneve vizuale dhe elementeve të menduara me kujdes, në skenë u paraqit rrugëtimi i popullit të Kosovës — figurat historike, dekada të qëndresës, përpjekjeve dhe shpresës së pandalshme për liri. Çdo detaj skenik kishte një domethënie, duke krijuar lidhje të fuqishme mes historisë dhe artit tonë.
Salla ishte e mbushur përplot, dhe energjia ndihej në çdo cep të saj. Publiku shijoi performancat deri në notën e fundit, duke e kthyer këtë mbrëmje në një nga ngjarjet kulmore të javës.
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vazhdon… dhe zemra e #Berlinit vazhdon të rrahë në tingujt e bukur të kulturës sonë!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo @highlight @followers #asgjesikurdielli #DrenAbazi
The post Jehon kënga shqipe në Berlin appeared first on Albinfo.