Jona Rexhepi shpallet Kampione e Austrisë në  balet klasik

Balerina e re Jona Rexhepi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur këtë vit kampione e Austrisë në balet klasik, shkruan albinfo.at.

Jona  është 9 vjeçare, banon në Wels të Austrisë, ndërsa merret me balet që nga mosha 5 vjeçare dhe me përkushtim, disiplinë dhe dashuri të madhe për artin e vallëzimit ka ndërtuar një rrugëtim të suksesshëm. Pas shumë vitesh stërvitje intensive, ajo arriti të fitojë titullin më të lartë në nivel kombëtar në Austri.

Sukseset e saj nuk u kufizuan vetëm në arenën kombëtare. Në kampionatin botëror të vallëzimit në Poreç, (Kroaci), Jona përfaqësoi me sukses Austrinë dhe me performancën e saj solo arriti të fitojë vendin e tretë, duke u renditur ndër më të mirat në konkurrencën ndërkombëtare, raporton albinfo.at.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky rezultat është dëshmi e talentit, punës së palodhur dhe përkushtimit të saj ndaj baletit klasik. Familja, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur janë krenarë për arritjet e Jonës dhe besojnë se ajo do të vazhdojë të korrë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Jona Rexhepi konsiderohet një nga talentet më premtuese të brezit të ri në balet dhe synon të vazhdojë pjesëmarrjen në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet Austrinë dhe komunitetin shqiptarë.

The post Jona Rexhepi shpallet Kampione e Austrisë në balet klasik appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";