Një mbrëmje kushtuar veprës dhe trashëgimisë letrare të Ismail Kadaresë u zhvillua më 21 nëntor në Maison Rousseau et Littérature në Gjenevë, në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Aktiviteti, i titulluar “Kadare pas Kadaresë”, mblodhi përfaqësues të botës kulturore dhe letrare, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e krijimtarisë së Kadaresë dhe ndikimin e saj përtej kufijve gjuhësorë e kulturorë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë, Ermal Dredha, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse. Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kadaresë në prezantimin dhe njohjen e letërsisë e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga pjesët qendrore të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi me shkrimtaren Bessa Myftiu, i moderuar nga Pablo Thuler. Ndërkaq, interpretimet muzikore të Elina Dunit dhe Rob Luft i dhanë aktivitetit një dimension të veçantë artistik.

Organizimi u realizua nga Albana Krasniqi Malaj dhe Universiteti i Kulturave të Gjenevës (UPA), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe Maison Rousseau et Littérature.

Përmes kësaj mbrëmjeje, Gjeneva iu bashkua aktiviteteve kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, vepra e të cilit vazhdon të lexohet dhe të vlerësohet në shumë gjuhë e vende të botës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kadare mbetet një zë letrar që kapërcen kohën, gjuhët dhe kufijtë, duke e bërë letërsinë shqiptare pjesë të trashëgimisë kulturore botërore./Albinfo.ch

The post “Kadare pas Kadaresë”, Gjeneva i kushton një mbrëmje veprës dhe trashëgimisë së shkrimtarit shqiptar appeared first on Albinfo.