Është bërë e ditur se reperja Loredana Zefi vazhdon të publikojë projekte muzikore, njërën pas tjetrës, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

E radhës është kënga “Kein Hunger”, të cilën ajo e publikoi në orët e para të së premtes.

Duhet theksuar se kënga është ritmike hip-hop dhe vjen në bashkëpunim me artistin gjerman UFO361.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muzika është realizuar nga producentët: Anton Behmer, Lukas Wohlatz, Ghoufrane Bouzergoun, Abudi El, gjersa tekstin e ka shkruar vetë Loredana me UFo361.

“Kein Hunger” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë realizuar në Gjermani.

Klipi iu është besuar regjisorëve të njohur gjermanë: Jakub Rzucidlo dhe Tatjana Wenig.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Kein Hunger”, Loredana publikon këngën e re me UFO361 appeared first on Albinfo.