
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, publikoi në fund të muajit të shkuar këngën e saj më të re me titull “Demeanor”, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt muzikor u realizua në bashkëpunim me artistin amerikan Pop Smoke dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, duke grumbulluar deri tani mbi pesë milionë klikime.
Dua ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit dhe ka falënderuar fansat e saj për suksesin: “Mbi 5 milionë klikime për Demeanor. Faleminderit”, shkruan ajo.
Advertisement
The post Këngët e Duas, drejt suksesit appeared first on Albinfo.