Këngëtari shqiptar nga Zvicra, favorit për të fituar Eurovisionin 2021

Sipas faqes së tifozëve të festivalit të Eurovisionit, kontributi i artistit nga Freiburgu, Gjon’s Tears aktualisht trajtohet si favorit për fitoren e përgjithshme nga shumica e ofertuesve të basteve, raporton 20minuten.ch.

Gjon Muharremaj me emrin artistik “Gjon Tears” është një këngëtar nga regjioni frankofon i Zvicrës ndërsa prindërit e tij janë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan albinfo.ch. Ai, me këngën “Tour l’Univers” garon në konkursin e këtij viti, duke përfaqësuar për të dytën herë me radhë Zvicrën në këtë festival të madh të muzikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ESC fillon më 18 maj me gjysmëfinalen e parë ndërsa dy ditë më vonë do të ketë një të dytë. Finalja është planifikuar për 22 maj. Aktualisht nuk është ende e qartë se si do të realizohet saktësisht Eurovizioni i këtij viti, përcjell albinfo.ch. Organizatorët kanë krijuar disa skenarë – me dhe pa audiencë.

Zvicra do të duhet të kalojë në gjysmëfinale. Nëse Gjon Tears hyn në dhjetëshen e parë, ai do të vazhdojë tutje. Vetëm pesë vendet më të mëdha (Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja), si dhe Holanda mikpritëse, janë kualifikuar direkt për në finalen e madhe.

Këngëtari shqiptarozviceran ishte kualifikuar për të përfaqësuar  Zvicrën në ESC vitin e kaluar – atëherë me këngën “Répondez-Moi”, transmeton albinfo.ch. Por, siç dihet, festivali qe anuluar për shkak të pandemisë së koronës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Këngëtari shqiptar nga Zvicra, favorit për të fituar Eurovisionin 2021 appeared first on Albinfo.