
Është bërë e ditur se këngëtarja e njohur shqiptare, Elina Duni, do të performojë në Festivalin e Muzikës Jazz në Kajro të Egjiptit, transmeton albinfo.ch.
Elina, bashkë me dy bashkëpunëtorët e saj, do të ngjitet në skenën ku mbahet ky festival, teksa do t’u falë momente të bukura dashamirësve të muzikës Jazz.
Po ashtu, këngëtarja shqiptare së fundmi ka publikuar albumin e saj të ri “Lost Ships”, i cili iu dedikua të gjithë emigrantëve. Nga viti 1991 Elina jeton në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.
“Çfarë mrekullie! Këtë të enjte dhe të premte do të luajmë në Cairo Jazz Festival. Faleminderit Pro Helvetia Cairo-Swiss Arts Council!!! Deri atëherë, po bëjmë maksimumin për të mbështetur turizmin egjiptian gjatë këtyre kohëve të vështira”, ka shkruar në një postim Elina Duni.
The post Këngëtarja Elina Duni performon sot në Kajro të Egjiptit appeared first on Albinfo.