minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Këngëtarja shqiptare paralajmëron publikimin e albumit të ri

0
Këngëtarja shqiptare paralajmëron publikimin e albumit të ri

Së fundmi, artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të publikojë në fund të këtij muaji albumin e tretë në karrierën e saj, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për albumin me titull “Bebe”, të cilën ajo ka planifikuar që ta nxjerrë në shitje që nga data 28 prill.

Rexha ka publikuar tashmë disa nga këngët e albumit si: “Heart Wants What It Wants”, “I’m Good (Blue)” dhe “Call On Me”.

Advertisement

Me këtë të fundit, ajo është bërë trend edhe në rrjetin social TikTok, ku shumë prej përdoruesve po publikojnë video të ndryshme interesante nën ritmet e kësaj kënge.

Edhe vet këngëtarja shqiptare vendosi që së fundmi të publikojë një video të tillë, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me njëfustan me ngjyra pranverore.

E teksa i bën një video-xhirim linjave të saj të kolme të trupit, 33-vjeçarja shkruan në mbishkrimin e videos: “Po e dua këtë album. Ka vetëm hite. Më 28 prill, ‘Deluxe’ do të jetë edhe më zjarr”.

“Bebe” do të jetë albumi i tretë në karrierën e Bebe Rexhës, pas dy albumeve shumë të suksesshme të publikuara më parë, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.

Advertisement

The post Këngëtarja shqiptare paralajmëron publikimin e albumit të ri appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit