minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kompozitori Ardian Halimi fiton bursën “Hanns Eisler 2024”, në Gjermani

0
Kompozitori Ardian Halimi fiton bursën “Hanns Eisler 2024”, në Gjermani

Kompozitori me prejardhje nga Kosova, Ardian Halimi, merr bursën e 6-të ndërkombëtare Hanns Eisler nga qyteti i Leipzigut, Gjermani, transmeton albinfo.ch. Çmimi do t’i jepet sot, më 11 tetor 2023, në koncertin e serisë Gewandhaus musica nova nga Dr. Skadi Jennicke, kryetar i Bashkisë.

Juria e përbërë nga Stefan Conradi (Edition Peters), Prof. Stefan Fricke (Hessischer Rundfunk), Annette Schlünz (kompozitore) dhe Prof. Ipke Starke (HMT Leipzig), e kryesuar nga kompozitori dhe pianisti Steffen Schleiermacher, ka zgjedhur atë në mesin e 47 aplikimeve, shkruan musik-heute.de.

Ardian Halimi ka bindur jurinë si një kompozitor interesant me një stil individual, një katalog tashmë të gjerë veprash dhe një kronikë të vazhdueshme të performancës. Projekti i tij kompozicional ishte me interes për jurinë dhe është i realizueshëm edhe mbi bazë të formës së përshkruar.

Advertisement

Bursa Ndërkombëtare Hanns Eisler është  pjesë e një programi kompozitor-në-rezidencë që është unike në Evropë: Kompozitori Halimi, i lindur në vitin 1990, merr 5,000 euro për shpenzimet e tij të jetesës dhe mund të banojë në vendlindjen e Hanns Eisler-it (Hofmeisterstrasse 14 në Leipzig), për pesë muaj pa pagesë nga maji i vitit 2024, në mënyrë që t’i përkushtohet projektit të tij të punës, të përshkruar më parë.

Steffen Schleiermacher dhe Ansemble Avantgarde do të shfaqin premierën e veprës së përfunduar në aktivitetin e parë të musica nova të sezonit të ardhshëm, pra në tetor 2024.

Ardian Halimi ka fituar këtë bursë pas kompozitores Karola Obermüller, e cila ishte fituesja e pestë e bursës, përcjell albinfo.ch. Ajo ka kompozuar një “oktet” për klarinetë, fagot, trombon, bateri, harpë, piano, violinë dhe kontrabas gjatë qëndrimit të saj në Leipzig. Në koncertin e sotëm do të jetë premiera e veprës së saj të muzikës së dhomës (kamertale).

Ardian Halimi ka mbaruar degën e kompozimit, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në klasën e profesorit Mendi Menxhiqi. Nga viti 2013 ai ka vazhduar studimet pasuniversitare dhe krijimtarinë muzikore në Gjermani.

Advertisement

The post Kompozitori Ardian Halimi fiton bursën “Hanns Eisler 2024”, në Gjermani appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit