Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore

Kompozitorja nga Kosova, Anda Kryeziu, ka shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e saj artistike, duke prezantuar premierën botërore të veprës së saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” në Sallën e Filharmonisë së Kölnit, përcjell albinfo.ch.

Vepra u interpretua nga Orkestra e transmetuesit publik WDR në Köln, nën dirigjimin e dirigjentit amerikan Jonathan Stockhammer, para një publiku të muzikës klasike në një prej institucioneve më të njohura kulturore në Gjermani.

Ky prezantim konsiderohet një sukses i veçantë për kompozitoren kosovare, pasi sjell krijimtarinë e saj në një nga skenat më prestigjioze të muzikës evropiane dhe njëkohësisht promovon potencialin artistik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për një krijuese të re nga Kosova, interpretimi i një vepre origjinale në një institucion të këtij niveli përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të kompozitorëve shqiptarë në qendrat kryesore të muzikës klasike në Evropë./Albinfo.ch

The post Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore appeared first on Albinfo.