minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Koncerti më i madh i Dua Lipës në arenën më të famshme në botë

0
Koncerti më i madh i Dua Lipës në arenën më të famshme në botë

Mësohet se këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj mahnitëse të trupit në veshjen e guximshme të qëndisura nga dantella e verdhë e markës “Balenciaga”, teksa performonte në Madison Square Garden në New York të martën mbrëma.

Turneu – i emëruar sipas albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.

Kostumi i verdhë me të cilin ajo u paraqit gjithashtu në një koncert në Miami dhe përgjatë dhjetëra koncerteve deri më tani në të gjithë turneun e saj – karakterizohej nga një palë dorezash që përputheshin me krahët.

Advertisement

Flokët e gjata dhe brune të super yllit ishin të ndara në mes dhe të stiluara drejt.

Fituesja e çmimit “Grammy” – e cila kohët e fundit fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në BRIT Awards muajin e kaluar – kishte vënë një makijazh minimal në fytyrën e saj.

Interpretuesja e hitit “Physical” argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje të kaltra përreth saj.

Në një moment ylli performoi një koreografi të zjarrtë teksa u ul mbi një balerin mashkull dhe bëri një performancë provokuese.

Advertisement

Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin Grammy për “Albumin më të mirë të zhanrit pop”.

Këngëtarët dytësorë të turneut: Lolo Zouaï dhe Caroline Polachek dhuruan gjithashtu performanca fenomenale për publikun.

The post Koncerti më i madh i Dua Lipës në arenën më të famshme në botë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit