Kori Siparantum fitues i dyfishtë në Spanjë

Kori Siparantum ka arritur fitore të dyfishtë në Spanjë. Me paraqitjen e tij, kori ka arritur t’i marrë dy çmime, transmeton albinfo.ch.

Kori Siparantum ka fituar Medaljen e Artë (Golden Medal) dhe Çmimin special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë.

Ky kor është radhitur me “Medaljen e Artë”, i treti në kategorinë e koreve të të rriturve në konkurrencë me tetë kore, të mbajtur në  “Sing for Gold – The World Choral Cup, Barcelona, 2024”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kori Siparantum fitues i dyfishtë në Spanjë appeared first on Albinfo.