Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.at.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe zgjerimit të shkëmbimeve në fushën e kulturës dhe arteve.
Një nga propozimet e trajtuara ishte edhe themelimi i Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë, i cili synon të shërbejë si hapësirë për promovimin e kulturës austriake dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Nisma të tilla mund të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim mes institucioneve, artistëve dhe komuniteteve kulturore të të dyja vendeve./Albinfo.at
The post Kosova dhe Austria diskutojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor appeared first on Albinfo.