Kosova me dy filma garon në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Mësohet se kinematografia e Kosovës përsërit sukseset e viteve të mëhershme në Festivalin e Filmit në Sarajevë, kur garonte edhe me tre filma sikurse më 2021, përcjell albinfo.ch.

Në edicionin e sivjetmë, në garë janë “Rrugës” të Samir Karahodës dhe “Si e verdhë e sëmurë” e Norika Sefës. I pari garon në kategorinë e filmit të shkurtër, i dyti në atë të filmit dokumentar.

Festivali i Sarajevës të enjten ka publikuar listën e filmave garues, jashtë garës. Jashtë garës shfaqet edhe dokumentari për aktorin e madh Bekim Fehmiu, nën regji të Valmir Tertinit, i cili përfaqësohet si produksion i Shqipërisë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra, emri i Kosovës tashmë është bërë i patejkalueshëm në ngjarjet madhore të filmit. E, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë garon me dy filma: “Rrugës”, nën regji të Samir Karahodës dhe “Si e verdhë e sëmurë” i Norika Sefës, të cilët janë në garën zyrtare të njërës prej ngjarjeve më të njohura të filmit në rajon.

 

 

The post Kosova me dy filma garon në Festivalin e Filmit në Sarajevë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";