Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e arkeologjisë

Në Ministrinë e Kulturës u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Arkeologjik Gjerman – një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kërkimeve arkeologjike dhe hulumtimeve shkencore, përcjell albinfo.ch.

Dokumenti u nënshkrua nga sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, dhe Dr. Lukas Werther, në prani të ministrit Hajrulla Çeku dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Marrëveshja parasheh zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e ekspertëve, përdorimin e metodave bashkëkohore të kërkimit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale në fushën e trashëgimisë arkeologjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e arkeologjisë appeared first on Albinfo.