Republika e Kosovës ka marrë pjesë në Fshatin e Frankofonisë, të organizuar në kuadër të Samitit të 20-të të Frankofonisë, në Phnom Penh të Kamboxhias, duke prezantuar artin dhe kulturën kosovare përmes një pavijoni të veçantë, transmeton albinfo.ch.

Në pavijonin e Kosovës u prezantua ekspozita “Një familje, pesë kontinente”, e profesorit dhe artistit Shemsi Krasniqi. Përmes veprave të tij, ekspozita trajton diversitetin kulturor dhe lidhjet që bashkojnë njerëzit dhe popujt përtej kufijve gjeografikë.

Pavijonin e Kosovës e vizitoi edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës në Samitin e 20-të të Frankofonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e prezantimit kulturor ishte edhe leximi teatral i veprës “Unë jam ajo”, me autore Valmira Thaqin dhe Dituri Nezirajn. Vepra u përkthye në gjuhën frënge nga Sébastien Gricourt dhe u interpretua nga aktoret Aphrodite de Lorraine dhe Gaëlle Lebert.

Përmes ekspozitës dhe aktiviteteve artistike, Kosova prezantoi krijimtarinë e saj në një hapësirë ndërkombëtare, duke vënë në pah potencialin e artit dhe kulturës si mjete të dialogut, afrimit ndërmjet popujve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Albinfo.ch

The post Kosova prezanton artin dhe kulturën e saj në Fshatin e Frankofonisë në Kamboxhia appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";